Drejtësia thotë fjalën e saj, dënohet ideatori i sulmit të Dortmundit

Gjykata gjermane ka dënuar me 14 vite burgim shtetasin gjermano-rus Sergei Venergold, i cili në 14 prill të 2017-ës ideoi një sulm me bombë ndaj autobusit të skuadrës së Borusia Dortmund. Eksplozivët ishin vendosur anash rrugës, ku kaloi autobusi i skuadrës gjermane. Venergold aktivizoi shpërthimin nga dhoma e një hoteli aty pranë.

Gjatë momentit të shpërthimit në autobus ndodheshin 28 persona, ku dy prej tyre pësuan dëmtime të rënda. Mbrojtësi Mark Bartra pësoi një frakturë të dorës, ndërsa në intervista të mëvonshme spanjolli ka rrëfyer se për shkak të sulmit ka krijuar një fobi ndaj zhurmave të mëdha.

Arsyeja pas këtij sulmi ishte një bast që Vernegold kishte vënën mbi uljen e çmimit të aksioneve të Dortmundit, gjë që kërkonte ta arrinte me anë të sulmit. Një plan djallëzor që habiti hetuesit e çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online