Kaçe: Luhatje normale, i lumtur për rikthimin

Mesfushori Ergys Kaçe është rikthyer në kombëtare, pas një mungese disi të gjatë, ndërsa tashmë shpreson të mos largohet më. Për këtë duhet të bindë trajnerin De Biazi se ka ndryshuar në çdo drejtim, ashtu si ia doli të bindë PAOK-un se ka një të ardhme te ky klub, pas largimit të përkohshëm. Në lidhje me situatën e tij, Kaçe shpjegon: “Njëherë je mirë, njëherë jo, futbolli i ka këto. Kur ndërrova skuadër nuk isha në gjendje të mirë, tani gjërat kanë ndryshuar ndaj kam ardhur. Jam i gëzuar, që u riktheva përsëri. Jam ende te PAOK-u, kam edhe 3 vite kontratë. Do mundohem të luaj aty, nuk e di çdo ndodhë më vonë”.

Kaçe analizon situatën e repartit ku luan: “Skuadra ka qenë më mirë, edhe mesfusha ka qenë, por besoj se ka qenë gjithë skuadra mirë. Skuadra kaloi një moment jo të mirë, por tani besoj të jemi më mirë. Kemi një ndeshje të vështirë me Izraelin jashtë fushë. Shpresoj të fitojmë dhe të shkojmë sa më lart”.

“Të tëra skuadrat kanë luhatje. Kemi pak rënie, por jemi disi më të lodhur. Duhet të kthehemi siç ishim më përpara. Kemi shumë lojtarë të mirë dhe kemi bërë gjëra më të mëdha. Kemi bërë ndeshje të bukura, të mira dhe besoj se do kthehemi sërish në ato nivele”.

“Vendi i tretë? Besoj se e kemi potencialin. E kemi treguar edhe më parë. Arritëm në Europian, edhe pse nuk e kishim objektiv. Ne duam të shkojmë në Rusi, nuk kemi thënë se duam vendin e tretë. Shpresojmë të bëjmë mirë në vazhdim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *