Bajerni i Mynihut po kërkon një mbrojtës. Gjiganti gjerman ka një preferencë dhe ai luan në La Ligën spanjolle. Flasim për Mario Hermoson, 23-vjeçarin e Espanjolit.
Siç raporton “Sport Bild”, Bajerni është gati të shpenzojë për qendërmbrojtësin e ekipit katalanas, i cili bën mirë dhe rolin e mbrojtësit të majtë.
Për Hermoson, i cili debutoi me kombëtaren e Spanjës në miqësoren e 18 nëntorit të vitit të kaluar kundër Bosnjës, interesohet dhe Reali i Madridit, por drejtuesit e Bajernit janë gati të mbyllin marrëveshjen për shumën e 40 milionë eurove dhe t’i dhurojnë trajnerit Kovaç një përforcim për repartin ofensiv.