Pas humbjes së djeshme përballë Njukasëllit, Pep Guardiola tha se skuadra e tij është shumë larg ekipeve më të mira në botë dhe sipas tij, Juventusi është shembulli për tu ndjekur në këto 10 vitet e fundit. Një studim i bërë nga mediat italiane i japin të drejtë teknikut spanjoll të Mançester Sitit.
Sezoni 2009-’10 e pa Juventusit ta mbyllte kampionatin plot 10 pikë larg Interit, që në atë sezon u shpall kampion. Asaj kohe, presidenca i takonte Xhovani Giljit dhe lojtarët më me eksperiencë ishin Amauri, Grigera dhe Molinaro.
Ardhja e Anjelit në vitin 2010 është padiskutim pika e kthesës për klubin bardhezi. Së bashku me Marotën si CEO të klubit, Anjeli bëri gjithçka për ta rikthyer Juventusin e tij në majë dhe në 10 vitet e fundit, ia ka dalë.
Në 10 vitet ku Anjeli ka qenë president i Juventusit, janë ndërruar vetëm tre trajnerë (Delneri, Konte dhe Alegri), si dhe vetëm 3 kapitenë (Del Piero, Bufon dhe Kielini). Kjo gjë tregon qartë stabilitetin që Anjeli ka injektuar në klub.
Në këto 10 vite, Juventusi ka fituar 7 tituj kampionë, ka arritur dy finale “Champions”-i, ka fituar katër Kupa Italia, si dhe katër Superkupa. Në Itali, Juventusi është shndërruar në skuadrën për tu mundur, por deri më tani asnjë nuk ia ka dalë dhe me shumë gjasa, “Zonja” do të vendosë duart në trofeun e tetë të titullit kampion në Serie A, si dhe shihen si favoritët absulotë për të fituar edhe Ligën e Kampionëve.