Sezonin e shkuar Juventusi kishte një sulmues shqiptar te të rinjtë, Andi Zeqiraj, i cili luante titullar dhe spikati. Tani Zeqiraj është kthyer në Zvicër, sepse i ka mbaruar huazimi nga Lozana.
Menjëherë Juve ka gjetur një tjetër shqiptar për sulmin.
Qëndrim Kamberaj, 18 vjeç, me origjinë nga Kosova, është rritur në Zvicër dhe sezonin e fundit me të rinjtë e Lucernës ka shënuar 9 gola në 10 ndeshje.
Një zbulim, që në fakt Zvicra U-16 e njeh mirë, por tani e ka zbuluar Juventusi dhe trajneri i ri Dal Kanto do ta ketë titullar për një sezon, para vendimit për blerje përfundimtare.