Lajmi i madh, Liga po kthehet në realitet

0

Liga e futbollit profesionist në Shqipëri, një tabu që duket mision i pamundur për të gjithë.

Megjithatë, prej kohësh po lëviz diçka dhe më në fund klubet, shumica e tyre (mungonin Kukësi e Flamurtari), janë mbledhur sot në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Presidenti Armand Duka duket i vendosur për ta krijuar Ligën dhe për t’i hapur rrugë vetëqeverisjes së klubeve, që gjithë kohën ankohen e akuzojnë Federatën dhe njëri-tjetrin.

Tashmë diskutimet kanë hyrë në fazën finale, aq sa parashikohet edhe regjistrimi i Ligës në gjykatë.

Natyrisht, ka shumë debate e shumë pikëpyetje, duke nisur nga organizimi e deri te menaxhimi i të ardhurave, e drejta televizive, reklamat, arbitrat e shumë aspekte të tjera.

Nëse klubet duan, Liga do bëhet. Nëse pastaj disa klube vazhdojnë të mos paraqiten as si figurantë në mbledhje, atëherë le të vazhdohet si kemi bërë deri tani, duke akuzuar e bërë marrëveshje të pista nën rrigoz.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.