Halili dhe Kuqi kalojnë te Kamza, portieri sqaron çështjen e pagave në Vlorë

Portieri e pranon: Firma është një formalitet. Më vjen mirë që bashkohem me trajnerin Ndreu. Nuk kam çështje pagash te Flamurtari

Elton Nika

Dy vlonjatë drejt Kamzës. Bëhet fjalë për portierin Argent Halili dhe mesfushorin Taulant Kuqi, të cilët janë larguar para pak kohësh nga Flamurtari dhe tani janë vetëm një hap larg firmës me ekipin e ngjitur në Superiore. Kështu, të dy futbollistët vlonjatë mbeten në elitë. Portieri Argent Halili ribashkohet me trajnerin Ramadan Ndreu, me të cilin ka punuar te Kastrioti disa vite më parë. Kurse mesfushori Kuqi bën lëvizjen e parë nga Vlora që nga momenti kur ka nisur të luajë futboll. Janë në diskutim vetëm detajet e fundit me drejtuesit e Kamzës, por firma duket një formalitet për të dy lojtarët. Por Halili dhe Kuqi mund të mos jenë vlonjatët e vetëm të Kamzës, sepse shpejt mund të bashkohet me ta edhe një tjetër lojtar, mbrojtësi Hektor Idrizaj. Për ish-lojtarin e Skënderbeut sezonin e kaluar ka interes nga drejtuesit e Kamzës dhe ditët në vijim mund të mbyllet edhe marrëveshja me të. Te Kamza do të ketë pak Flamurtar sezonin e ardhshëm, ndërkohë që në Vlorë lojtarët vendës janë pakësuar ndjeshëm. Ekipi ka ndryshuar shumë, pasi janë bërë shumë blerje, ndërkohë që ka pasur edhe shumë largime, mes të cilëve edhe futbollistë vendës me peshë, siç janë Telushi, Halili e të tjerë.

HALILI – Portieri Argent Halili konfirmon se firma me Kamzën mbetet një formalitet. Lojtari flet për bashkimin me trajnerin Ndreu dhe situatën e pagave te Flamurtari. “Po, kanë mbetur vetëm detaje të vogla për kalimin te Kamza, që besoj se shumë shpejt do të mbyllen. Thuajse kemi mbyllur gjithçka dhe mbetet vetëm firma. Trajneri Ndreu? Kemi punuar te Kastrioti dhe është një ribashkim. Kemi zhvilluar dy sezone mjaft të mira në Krujë me profesorin dhe mund të them se është një bashkim mjaft pozitiv. E vlerësoj trajnerin Ndreu për punën që bën. Do të jetë një përvojë e re, pas largimit nga Flamurtari. Në vazhdim do të flasim për objektiva, pasi dihet se Kamza vjen nga Kategoria e Parë, por ka synime të qarta në Superiore. Kam mendimin se do të jemi protagonistë, duke bërë një kampionat sa më cilësor”, – thotë portieri vlonjat, duke e bërë gati zyrtar kalimin e tij te Kamza.

PAGAT TE FLAMURTARI – Ndërkohë, për Halilin dhe disa lojtarë të tjerë ka mbetur pezull çështja e pagave te Flamurtari. “Nuk e cilësoj një çështje, pasi me drejtuesit kemi biseduar, pasi mbyllëm kontratën. Kemi sqaruar gjithçka. Është diçka, që do të zgjidhet shpejt, siç kemi rënë dakord me drejtuesit e Flamurtarit. Pra, nuk ka çështje pagash për mua te Flamurtari. Këtë e them për veten time, por di që të gjithë do të likuidohen plotësisht. Janë më shumë çështje procedurash”, – është shprehur Halili në lidhje me pagat e prapambetura në Vlorë. Trajneri Duro vlonjat afroi një portier nga Kosova gjatë merkatos së verës dhe u kuptua se aventura e Halilit me Flamurtarin kishte përfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online