Drejtuesit e Juventusit po punojnë paralelisht, si në gjetjen e trajnerit ashtu dhe në arritjen e akordit me futbollistë cilësorë, të cilët do të përforconin kontingjentin aktual.
Isko mbetet një fiksim i bardhezinjve. Tratativa ngeci kohë më parë, por tani situata ka ndryshuar. Blerja e Eden Hazard do të pakësojë hapësirat e fantazistit iberik, i cili do ishte gati të provonte emocionet e Serie A dhe të bashkohej përsëri me Kristiano Ronaldo.
Një lojtar më cilësitë e tij i mungon Juventusit, por problem mbetet klauzola 700 milionë euroshe e 27-vjeçarit. Sipas mediave afër klubit torinez, Perez ka vendosur të mos bazohet te klauzola. Bardhezinjve ju duhet të paguajnë vetëm 60 milionë euro për kartonin e Iskos.