Juventusi dhe Napoli janë dy ekipet e vetme italianë që vazhdojnë garën në kompeticionet europiane: bardhezinjtë në Champions dhe ekipi i Ançelotit në Ligën e Europës.
Të parët janë një hap larg kualifikimit në gjysmëfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Ndeshja e parë e zhvilluar në transfertë kundër Ajaksit përfundoi në barazim 1-1.
Rezultat pozitiv, por “harkëtarët” nuk duhen nënvlerësuar. Ata janë të rrezikshëm, kanë një ekip të ri, janë shumë të aftë në fazën sulmuese dhe nuk kanë asgjë për të humbur.
Françesko Toti luftuar për shumë vite kundër Juventusit në fushën e blertë. Megjithatë, kur bie fjala për në Europë, ish-kapiteni legjendar i Romës bëhet tifoz me ekipin e Alegrit.
“Nuk e pashë të gjithë ndeshjen kundër Ajaksit, sepse kisha njerëz për darkë. Të gjithë ndeshjet janë të vështira në këtë fazë të kompeticionit. Çdo ekip mund të fitojë, por shpresoj që të kualifikohet ekipi italian”, thekson Toti.