Juventusi në garë me kohën, nëntë lojtarë në infermieri

Juventusi ka  një kalendar të ngjeshur në muajin prill, ku më së shumti bien në sy përballja e fundjavës me Milanin dhe çerekfinalja e Champions-it kundër Ajaksit, katër ditë më vonë.

Situata në kampin bardhezi është shumë larg optimales. Plot nëntë lojtarë ndodhen në infermieri, shumica prej të cilëve vuajnë dëmtime muskulore. Mungesë e sigurt për këto dy përballje është mbrojtësi Spinazola, ndërsa situata duket e rëndë dhe për sulmuesin kolumbian Kuadrado.

Pjesa tjetër e grupit është në garë me kohën. Duglas Kosta dhe Kristiano Ronaldo janë dy lojtarët që presin me ngulm të marrin vesh nëse do të mund të luajnë ndaj Ajaksit mesjavën që vjen.

Kuadrado
Dëmtimi – Riaftësim pas operacionit në gju
Data e rikthimit – 7 deri në 10 ditë

Kedira
Dëmtimi – Problem me rrahet e zemrës
Data e rikthimit – 6 Prill? (Ndeshja kundër Milanit)

Barzali
Dëmtimi – Tërheqje muskulore
Data e rikthimit – Pezull

Duglas Kosta
Dëmtimi – Tërheqje muskulore
Data e rikthimit – 10 Prill? (Ndeshja kundër Ajaksit)

Kristiano Ronaldo
Dëmtimi – Tërheqje muskulore
Data e rikthimit – 10 Prill? (Ndeshja kundër Ajaksit)

Dibala
Dëmtimi – Tërheqje muskulore
Data e rikthimit – 10 Prill? (Ndeshja kundër Ajaksit)

Spinazola
Dëmtimi – Probleme në gju
Data e rikthimit – 10 ose 15 ditë

Mandzukiç
Dëmtimi – Ftohje
Data e rikthimit – 6 Prill? (Ndeshja kundër Milanit)

Perin
Dëmtimi – Traumë në shpatull
Data e rikthimit – 10 Prill? (Ndeshja kundër Ajaksit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *