Juventus nuk di të ndalet, shkruhet “simfonia e tetë”

Juventus vijon me hapa të frikshëm në Serinë A. Triumfon në transfertën e Udinezes dhe çon serinë e fitoreve radhazi në tetë. 24 pikë të plota për bardhezinjtë dhe fitorja e dhjetë, në po kaq sfida zyrtare për këtë fillim sezoni.

Ishte një ndeshje që u dominua tërësisht nga të besuarit e Alegrit, sidomos në fraksionin e parë. Gjithsesi për të parë golin e parë bardhezinjve iu deshën 33 minuta, ku Bentakur me një goditje me kokë dërgoi ekipin e tij në avantazh. 4 minuta më vone skena ishte e gjitha për Kristiano Ronaldon. Portugezi mori një pasim nga Manxhukiç në zonë dhe me një goditje të bukur shënoi golin e tij të katërt personal për këtë sezon.

Pavarësisht problemeve të ditëve të fundit në media, prej çështjes së akuzave për përdhunim, Ronaldo duket se në fushë mbetet i njëjti. Pjesa e dytë ishte më së shumti një administrim i rezultatit nga “zonja e vjetër”, të cilët vijojnë të jenë ekipi për t’u mundur në Itali. Ndërkohë më herët u luajt dhe sfida tjetër, midis Kaljarit dhe Bolonjës. Vendasit triumfuan pastër, 2-0 ndaj Bolonjës së Pipo Inzagit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online