Juventus i kërkon të gjithë, afër mesfushorit të Barcelonës

Juventus është një nga klubet më aktive në merkato. Drejtuesit e “zonjës së vjetër” arritën të transferonin Kristiano Ronaldon në Torino, një goditje e pabesueshme, por jo vetëm. Kanselo, Emre Çan, Perin etj.

Bardhezinjtë vazhdojnë të kërkojnë elementë të tjerë cilësorë për t’i dhuruar Maks Alegrit një ekip të pathyeshëm. Pol Pogba, Hames Rodrigez, Isko, Huan Mata (për spanjollin është futur në garë dhe Arsenali sipas “Daily Mail”), Arturo Vidal. Të gjithë në monitorim, ndërsa kileni mund të jetë zgjidhja e Juves për përforcimin e mesfushës.

31-vjeçari nuk po kalon një periudhë pozitive te Barcelona, pavarësisht se në ndeshjet e fundit është aktivizuar disi nga trajneri Valverde. Siç citon francezja “Le10Sports”, lojtari është pranë rikthimit në Torino. Palët janë afër marrëveshjes dhe Vidal është gati për të kaluar në janar te ekipi i Alegrit.

Mesfushori është aktivizuar për katër sezone me Juventusin, përpara se të kalonte te Bajerni i Mynihut. Ai nuk preferohet shumë nga Valverde, ndërsa Juve do e mirëpriste me krahë hapur. Problemet fizike të Kedirës dhe Emre Çan e shqetësojnë Alegrin, i cili kërkon një emër të madh për mesfushën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online