Basketboll | Shqipëria sfidon Hungarinë, biletat në shitje

Shqipëria luan të shtunën kundër Hungarisë. Ekipi kombëtar i basketbollit për femra do të kërkojë fitoren në këtë ndeshje, që luhet prej orës 17:00 në kompleksin “Feti Borova”. Nga sot ka nisur edhe shitja e biletave.

“Kombëtarja e basketbollit të femrave rikthehet të luaje përballë publikut shqiptar. Ditën e Shtunë, datë 17 Nëntor në kompleksin olimpik “Feti Borova” në Tiranë, vajzat kuqezi të basketbollit do të përballen me kundërshtarët nga Hungaria.

Blinibileta.com vazhdon shitjen e biletave për këtë event çdo ditë pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”, si dhe ditën e ndeshjes pranë kompleksit “Feti Borova”. Çmimet e biletave janë 200 lekë të reja”, njofton Federata Shqiptare e Basketbollit.

Ndeshja me Hungarinë është e parafundit për kualifikueset e Eurobasket femra 2019. Më 21 nëntor vajzat kuqezi luajnë ndeshjen e fundit kundër Lituanisë. Vajzat kuqezi prej disa ditësh janë grumbulluar në Korçë dhe stafi teknik i përbërë nga Viron Toska dhe Ledina Koçi po punojnë me seriozitet me vajzat e ftuara për këto dy ndeshje.

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/714667168903359/?type=3&theater&notif_t=page_post_reaction&notif_id=1542094774563317

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online