Një nga politikat e klubit të Portos është që të bëjë biznes me shitjen e lojtarëve. Klubi portugez po fërkon duart, pasi disa klube të mëdha europiane kanë shfaqur interes për mbrojtësin brazilian Aleks Tello. 25-vjeçari ka bërë një kampionat mbresëlënës edicionin e shkuar dhe tani ka tërhequr vëmendjen Juventusit, Liverpulit, Çelsit si dhe Real Madrid. Në “pole position” duke Juventus, që është gati të depozitojë një shimë prej 40 milion eurosh për të siguruar shërbimet e lojtarit në fjalë.
Ndonëse braziliani ishte titullar i padiskutueshëm tek Porto dhe shënoi edhe 3 gola si dhe shërbeu dhe 13 asiste, nuk mjaftuan që të thirrej nga ana e trajnerit të Brazilit në Kupën e Botës. Gjithsesi, vëmendja për të nuk është humbur dhe “Zonja e vjetër” do të hasë konkurrencën e kampionëve të Europës si dhe dy skuadrave angleze që gjithashtu e preferojnë Tellon.
Nëse dhe vetë 25-vjeçari zgjedh bardhezinjtë, atëherë do të ishte aventura e dytë për të në Itali, pasi në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e Interit, saktësisht në edicionet 2015-2016. Në Europë po ashtu mbrojtësi është aktivizuar dhe në radhët e Gallatasarait. Teljes posedon një pasaportë italiane dhe kalimi i tij tek Juvja është akoma dhe më i lehtë për të. mbetet për t’u parë se kush do ta fitojë garën për “xhevahirin” e Portos, që në këtë mes pret ofertën më të lartë, por me kushtin që të mos jetë më e vogël se 40 milion euro.