Zgjohet Federata Gjermane: Ozil të jepte shpjegime, refuzojmë akuzat për racizëm

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë akuzat për racizëm nga Mesut Ozil, edhe pse e pranon se mund të kishte bërë më shumë për ta mbrojtur mesfushorin e Arsenalit, i sulmuar nga të gjitha anët pas fotove me Erdoganin, por nga ana tjetër këmbëngul që Ozil duhej të kishte dhënë shpjegime publike.

29-vjeçari me origjinë turke ka lajmëruar tërheqjen nga kombëtarja, për shkak të “racizmit dhe mungesës së respektit” në futbollin gjerman.

Ozil shkruan në Twitter se ai u bë “kokë turku”, kurban për dështimin e Gjermanisë në Botëror, ndërsa në adresë të tij shkuan mesazhe kërcënuese dhe raciste.

Tani, pas shumë kohësh në heshtje, ka reaguar Federata Gjermane, që shpreh keqardhjen për vendimin e Ozilit.

DFB shton: “Do dëshironim që Ozil të vazhdonte me kombëtaren, por respektojmë vendimin e tij. Nga ana tjetër, ne si federatë jemi të detyruar të reagojmë në lidhje me disa deklarata të pakuptimta në ton dhe përmbajtje. Ne refuzojmë në mënyrë të prerë çdo akuzë për racizëm. DFB ka qenë aktive në punë integruese në Gjermani prej vitesh dhe ka ndihmuar dhjetëra mijëra refugjatë të integrohen në futbollin gjerman”.

Në lidhje me çështjen Erdogan, DFB shkruan: “Ajo situatë ndoshta nuk u trajtua si duhej nga ne. Është për të ardhur keq që Mesut Ozil ndjeu se nuk ishte mbrojtur sa duhet, pas shënjestrimit nga sloganet raciste. Megjithatë, ishte e rëndësishme që Ozil, ashtu si bëri Gyndogan, të jepte përgjigje për atë foto, përtej rezultatit sportiv në Rusi. DFB nënkupton diversitet, nga rrënjët te maja e futbollit gjerman, duke u përkushtuar te puna e përditshme që në themel të futbollit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online