Juve-Milan, gjithçka çfarë duhet të dini para “klasikes” italiane

Milani dhe Juventusi do të përplasen ditën e shtunë, në kryendeshjen e javës së 31 në Serie A, në “Allianz Stadium”. Kjo është hera e tretë këtë sezon që “Zonja” dhe “Djalli” përplasen kundër-njëra tjetrit. Historiku mes dy skuadrave tregon dominimin e Juventusit, që ka fituar 64 përballje, 54 janë barazime dhe Milani ka fituar vetëm 49 herë.

Në 12 takimet e fundit në fushën e Juventusit, Milani ka fituar vetëm një herë, një bilanc shumë negativ. Sa i takon golave në të gjitha përballjet mes dy ekipeve legjendare italiane, janë shënuar plot 448 gola, me një mesatare prej 2.68 golash në ndeshje.

Lojtarët që mund të bëjnë diferencën në këtë takim janë padyshim Kristiano Ronaldo dhe Kristof Piatek. Për Ronaldon, statistikat janë të frikshme, gjë që portugezi ka sezone që po arrin numra të pabesueshëm. Ndërsa Piatek u bë lojtari i parë që nga koha e Shevçenkos që realizon 20 gola në sezonin e parë në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *