Futbollisti më i vjetër në planet, izraeliti “shkërmoq” rekordin

0

“Rekordet janë bërë për t’u thyer”, me siguri kjo shprehje e famshme në mbarë botën kanë qenë për shumë vite në mendjen e izraelitit, Isak Hajik.

Ditën e sotme ai theu rekordin 5-vjeçar të uruguajanit Roberto Karmona si lojtari më i vjetër që luan një ndeshje futbolli zyrtare. Karmona e kishte vendosur këtë rekord në moshën 53-vjeçare, ndërsa Hajik jo vetëm që e theu, por me një diferencë prej plot dy dekadash. Ky rekord u vendos në një ndeshje të kategorisë së katërt izraelite.

Në përfundim të ndeshjes midis Irohi Or Jehuda dhe Tzeirejh Tabies, 73-vjeçarit iu dorëzua certifikata nga agjencia e njohur “Guinness World Records”. Në një intervistë më gazetarët e pranishëm, Hajik, i cili për pak ditë do të festojë ditëlindjen e 74-të, tha: “Kur do luajmë prapë? Jam gati edhe për një ndeshje tjetër!”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.