Juve del hapur, do yllin e Arsenalit… falas

Juventusi vazhdon të jetë shumë i vëmendshëm për okazione në merkato dhe ashtu si rrëmbeu Kristiano Ronaldon, me një operacion blic e pa zhurmë, tashmë shpreson të përforcohet edhe më shumë, pa shpenzuar shifra marramendëse.

Klubi bardhezi ka piketuar mesfushorin e Arsenalit Aron Ramsej, i cili tashmë ka hyrë në 6 muajt e fundit të kontratës dhe mund të bisedojë me cilindo klub që dëshiron, pa shkelur rregulloren.

Mesfushori uellsian nuk ka gjetur marrëveshjen për rinovim në Londër, ndaj tashmë po kërkon klub të ri dhe e duan të gjithë, nga Anglia deri në Itali. Natyrisht, vendos vetë Ramsej, i cili sipas SKY Sport preferon torinezet. Ndërkaq, drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratiçi, ka konfirmuar interesimin e klubit kampion të Italisë.

“Ramsej është lojtar i kompletuar, me shumë eksperiencë. Duke qenë i lirë në qershor, natyrisht që na intereson, por nuk jemi të vetmit që e duam. Gjithsesi, është ende i Arsenalit, ndaj të shohim, por ne jemi gati të bisedojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online