Arbitri, fati, gabimet e vogla, të gjitha justifikime. Milani i këtij sezoni mendohej se do të bënte një kapërcim cilësor përpara, por shifrat nxjerrin zbuluar kuqezinjtë dhe në një farë mënyre dënojnë kryesisht trajnerin Xhenaro Gatuzo.
Milani ka 52 pikë në këtë moment dhe është e njëjta shifër që kuqezinjtë kishin kapur sezonin e shkuar, pas 31 javësh.
Milani i vjetshëm pati probleme pa fund, me ndryshime në stol e me probleme financiare që çuan te ndërrimi i pronësisë së klubit, por hapat përpara kanë qenë të vogla.
Për fat, Milani është dy vende më lart se vjet në këtë kohë, për shkak se përveç Juventusit e Napolit, gjithë rivalët janë më poshtë se vjet, në lojë e rezultate.
Me krizën e Romës e Interit dhe luhatjet e rivalëve të tjerë, Milani do duhej ta kishte siguruar më kohë vendin në Champions League, por tashmë edhe Atalanta e ka kapur në renditje.