Junajtid sfidon Lesterin, Murinjo analizon merkaton

Futbolli i vërtetë nis sonte dhe në ishull janë gati për sezonin e ri të Premier Ligës. Mançester Junajtid pret Lester Sitin në ndeshjen hapëse dhe tekniku Murinjo flet para ndeshjes së mbrëmjes për “Sky Sport UK”.

“Skuadra është e njëjta me atë të vitit të kaluar. Kemi ndryshuar portier duke afruar Li Grant, sepse Zhoel Pereira ka nevojë të luajë për t’u rritur. Kemi zëvendësuar Blind me një lojtar të ri si Diego Galot, një talent i cili ka potencialin për të luajtur si në krahun e majtë ashtu edhe në të djathtin.

Në fund arritëm të marrim edhe Fred në vendin e Kerrik, kështu që skuadra është e njëjta. Fred është një mesfushor, as një sulmues, por as mbrojtës. Ai është një mesfushor teknik shumë i mirë. Mund të bëjë shumë mirë me ne, gjithmonë nëse përshtatet shpejt me futbollin anglez”, përfundon Zhoze Murinjo, i cili kishte kontradikta me drejtuesit gjatë verës.

Portugezi kërkonte blerje “Big”, por preferencat e tij nuk u plotësuan. Gjithsesi merkato u mbyll dhe tani nis futbolli i fushës me Murinjon, i cili është gati për ta nisur mbarë sezonin duke fituar përballë Lesterit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online