Mançester Junajtid i pagoi 22.3 milionë euro Zhoze Murinjos dhe stafit të tij kur e pushoi nga puna në dhjetor, ka zbuluar klubi anglez.
Shifra, e listuar nën zërin “shpenzime të jashtëzakonshme” në rezultatet financiare të tremujorit të dytë të sezonit, përfshin pagat për 5 anëtarëve të stafit të trajnerit portugez, i pushuar nga puna në 18 dhjetor, pas startit më të dobët të kampionatit prej 28 vitesh.
Shifra është më e ulët nga sa përflitej në media, por është 4 herë më e lartë se shifra që “Djajtë e Kuq” paguan kur pushuan nga puna David Mojes në 2014 dhe Luis van Gal në 2016.
REKORD TË ARDHURASH – Klubi anglez ka publikuar një shifër rekord të ardhurash për tre-mujorin e fundit të vitit të shkuar, 208.6 milionë sterlina (236.6 milionë euro), që përkthehet në 2014 milionë sterlina pas interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit, ndërsa fitimi final është 44 milionë sterlina (rreth 50 milionë euro). Klubi anglez parashikon që të ardhurat vjetore për 2019 të jenë mes 615 dhe 630 milionë sterlina.