Portierët më të mirë në histori, “France Football” publikon 10 “yjet”

Diskutimet se kush është portieri më i mirë i historisë së futbollit janë të shumta dhe preferencat janë të ndryshme. Kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu do të vazhdojë të jetë, por “France Football” e ka bërë të veten.

Sipas revistës franceze, numri një absolut është Lev Jashin. Ish-portieri i Dinamos së Moskës dhe Bashkimit Sovjetik është shpallur portieri më i mirë në histori. Rusi, i njohur ndryshe si “pantera e zezë”, është i vetmi portier që ka fituar “Topin e Artë” në vitin 1963.

Lev Jashin

Pas tij renditet Gordon Benks. Anglezi u nda nga jeta para dy ditësh dhe ishte gardiani i Anglisë në fitoren e së vetmes Kupë Bote për Anglinë në vitin 1966. Podi kompletohet nga Dino Zof, ndërsa Xhixhi Bufon kryeson renditjen e portierëve në aktivitet. Vendi i katërt për italianin, i cili ndiqet nga një tjetër portier i mrekullueshëm, si Manuel Nojer.

Më pas me radhë: danezi Shmajkëll, Sep Majer, Iker Kasijas, Edvin van der Sar dhe anglezi Piter Shilton, i cili kompleton dhjetëshen e portierëve më të mirë në histori.

Portierët më të mirë në histori sipas “France Football”

1. Lev Jashin (Rusi)
2. Gordon Benks (Angli)
3. Dino Zof (Itali)
4. Xhanluixhi Bufon (Itali)
5. Manuel Nojer (Gjermani)
6. Piter Shmajkëll (Danimarkë)
7. Sep Majer (Gjermani)
8. Iker Kasijas (Spanjë)
9. Edvin van der Sar (Holandë)
10. Piter Shilton (Angli)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online