Junajtid i fiksuar me Italinë, 60 milionë euro për lojtarin e Juventusit

Mançester Junajtid vazhdon punën për të përforcuar kontingjentin e lojtarëve të Solskjaer dhe objektivat e klubit anglez luajnë në Itali. Pasi ndoqën nga afër Kalabrian e Milanit në ndeshjen kundër Fiorentinës, drejtuesit e Junajtid kanë hedhur sytë nga Juventusi.

Siç raporton “AS”, anglezët kanë ofruar 60 milionë euro për kartonin e Dagllas Kostës. 28-vjeçari brazilian po has vështirësi pas ardhjes së Kristiano Ronaldos dhe sivjet është aktivizuar në 16 ndeshje, nga të cilat katër i ka nisur si titullar.

Bardhezinjtë tundohen nga oferta, por ata dëshirojnë të fusin në tratativa dhe Pol Pogba. Largimi i francezit kundërshtohet në mënyrë kategorike nga Junajtid, që e ka bërë hapin e parë duke paraqitur ofertën e tyre për brazilianin ofensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *