Lista e 50 lojtarëve më të mirë në Norvegji, përzgjidhen dy shqiptarë

0

Në një përmbledhje të 50 lojtarëve më të mirë të kampionatit norvegjez për sezonin që lamë pas (Në Norvegji kampionati fillon në mars marsit dhe përfundon në nëntor), ka pasur vend dhe për dy lojtarë shqiptarë. Në listën e hartuar nga sajti i njohur “eurosport.no”, ishin përzgjedhur dy lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani i rendituri i 50-ti dhe Herolind Shala i renditur i 46-ti.

RASHANI – “Një nga lojtarët më të mirë në skuadrës së Odd. Ka bërë paraqitje të mira përgjatë të gjithë sezonit. Gjithashtu një lojtar që nuk harron të kontribuojë në fazën mbrojtëse”, shkruhej për 25-vjeçarin, i cili në sezonin që lamë pas të Eliteserien ishte autori i shtatë golave.

SHALA – “Erdhi në mes të sezonit dhe supozohej të ishte shpëtimtari i skuadrës së Start. Menjëherë  përmirësoi lojën e skuadrës, por pavarësisht kontributit të tij, Start nuk arriti të shmangte rënien nga Eliteserien. Ai e ka treguar kualitetin e tij në divizionin e parë dhe prandaj gjasat që të vazhdojë te Starti dhe për sezonin tjetër në divizionin e dytë janë shumë të paktë. Shala është një lojtarë shumë cilësor  dhe do të mund të ishte më një vend më të mirë në listë, nëse do kishte ardhur që në fillim të sezonit”, shkruhej për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, i cili ka luajtur dhe me fanellën e kombëtares shqiptare.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.