Juliano: Kemi alternativa për Sukajn, pres Vllazni ndryshe me Gjokën

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, është shfaqur sot para medieve, për të folur për sfidën e radhës në kampionat kundër Vllaznisë, rival që sapo ka ndërruar trajner dhe në lidhje me këtë Juliano komenton: “Tani jemi më të qetë, sepse kur punon me fitore është më e lehtë. Djemtë janë të qetë, kanë punuar gjithnjë mirë. Vllaznia ka ndërruar trajner, do të thotë që ka probleme, por është e vërtetë që skuadra ka një stimul të madh kur vjen trajner i ri, për të treguar sa vlen, ndaj do të hasim vështirësi. Kam parë Vllazninë me Cungun, luan një futboll të mirë, nuk i kanë ecur rezultatet dhe kur kjo ndodh, hasen vështirësi për të vazhduar punën dhe për të aplikuar futbollin që dëshiron. Vllaznia ka marrë një trajner që ka fituar kampionatin e fundit dhe do të futë ide të reja në skuadër, por duhet të jemi të vetëdijshëm që ecuria jonë është e qartë, duhet të vazhdojmë me punën e mirë që po bëjmë. Vllaznia i sjell ters Partizanit, e di këtë statistikë negative në përballjet me Vllazninë, por nuk më intereson. E dimë çfarë pune po bëjmë dhe duam fitoren”.

Do të mungojë Sukaj: “Xhevahiri është lojtar i rëndësishëm, ka qenë gjithnjë i tillë. Është një situatë e keqe, pasi humbasim një lojtar që ndihmon shumë para porte dhe në aspekte të tjera të lojës, por për fat disa lojtarë po kthehen në formën optimale dhe kemi alternativa. Kemi armët tona do t’i shfrytëzojmë në maksimum. Alban Hoxha do të jetë i gatshëm”.

Formacioni po ndryshon çdo javë: “Diskutimi i formacionit është gjithnjë relativ. Ka pezullime dëmtime, duhen sa më shumë lojtarë në situatë të njëjtë fizike e psikologjike. Nuk e di sa skuadra mund të luajnë gjithë ndeshjet pa bërë ndryshime në formacion. E rëndësishme është që kush zbret në fushë, ta kuptojë rëndësinë e kësaj fanelle, të ketë mësuar konceptet taktike të lojës që aplikojmë dhe më pas zgjedhjet i bëj në bazë të formës së lojtarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online