Juliano fiton lojtarët, largon hijet e Sormanit dhe Agostinelit

“Unë jam Juliano, nuk jam as Agostineli, e as Sormani, mos më krahasoni me asnjë trajner italian që ka qenë këtu. Nuk ka vend për krahasime, pasi secili ka metodën e tij të punës”, – tha ndër të tjera, trajneri Mark Juliano, në konferencën e prezantimit të tij si trajneri i Partizanit. Ai fryu para dy ditësh 44 vite në tortën e tij, çka do të thotë se rruga e trajnimit është e gjatë për të dhe ish-lojtari i Juventusit e ka të qartë qëllimin. Të krijojë rrugën e tij. Deri tani duket se ja ka dalë, pasi nuk ka asgjë të ngjashme as me Agostinelin e as me Sormanin. Një përshtypje të tillë kanë krijuar edhe futbollistët e Partizanit që tregojnë se trajneri aktual nuk ka asgjë të ngjashme me dy italianët e tjerë.

JULIANO – Përgjithësisht futbollistët gjejnë huqe te çdo trajner, por deri tani nuk e shajnë dot teknikun italian, pasi ai është një njeri që të ngjall respekt, pa harruar edhe karrierën e tij të gjatë si futbollist. “Nuk ka asgjë të ngjashme me ‘diktatorin’ Sormani, e as me të ‘fiksuarin’ Agostineli. Ky është punëtor dhe serioz, por bën shaka dhe luan me lojtarët në momente gazmore dhe krijon një atmosferë të mirë në skuadër. Ka harmoni për momente”, – shprehet një nga titullarët e Partizanit, sigurisht në konfidencë. “Një huq e ka në fakt – vazhdon – na mbyti me stërvitje. Na mori shpirtin, hamë darkë shkojmë në dhoma dhe vetëm flemë, nuk kemi fuqi për asgjë”.

Duket se që tani në kampin e kuq e kanë mirëpritur trajnerin Juliano ndryshe nga të gjithë të tjerët. “Ky është pritur më mirë edhe se Agostineli edhe se Sormani, pasi fakti që ka qenë futbollist të detyron të krijosh respekt të menjëhershëm”.
Kampionati po afrohet dhe Partizani ka objektiva të qarta, fitimin e të dy trofeve, kampionatit dhe kupës. Juliano ka detyrën e vështirë për t’ia dalë mbanë, pasi edhe buxheti i Partizanit është rritur ndjeshëm. Mbase, e ka menduar si një aventurë të thjeshtë, por shumë shpejt do të kuptojë që është futur në një garë ujqërish ku gabimi më i vogël kushton shumë. Megjithatë, shpatullat i ka të ngrohta, pasi ka mbrapa një personazh si Moxhi, eksperienca e tij e madhe në Itali do të ndikojë për mirë edhe këtu, a po, shpresojmë që t’i ketë shpjeguar dikush edhe lojën poshtë e sipër tavolinash, ku aleancat janë të domosdoshme për të fituar trofe…

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online