Magani i bindur: Forcën e Teutës do ta provojnë edhe pretendentët

Trajneri i durrsakëve flet me nota pozitive për merkaton dhe pret rezultate të larta: Nuk them se jemi për titull, por jemi “kockë e fortë” për të gjithë

Fatjon Rupi

Pas fazës përgatitore të zhvilluar në Itali, Teuta do të shkojë nesër në Ohër të Maqedonisë për një tjetër fazë, ku trajneri Gugash Magani do të vendosë për shumë gjëra sa i takon formacionit. Ai është i kënaqur për atë çfarë është bërë deri tani dhe vlerëson me nota pozitive merkaton, ndërkohë që për objektivat thotë se Teuta do të jetë një “kockë e fortë” në kampionat, forcën e së cilës do ta provojnë edhe pretendentët për titullin kampion. Drejtuesit durrsakë kanë afruar së fundi 3 futbollistë afrikanë, dy nga të cilët sulmues, Latif Amadu dhe Onieka Osemene, ndërkohë që janë rikthyer portieri Shpëtim Moçka dhe mesfushori Nijas Lena.

MERKATO – Duke folur për lëvizjet e shumta që ka bërë Teuta në merkaton e verës, trajneri Gugash Magani shprehet: “Mendoj se kemi bërë një merkato të mirë. Në skuadër ka pasur shumë lëvizje dhe ne kemi bërë shumë afrime, që them se e bëjnë Teutën një skuadër kompetitive për të ardhmen. Janë afruar gjatë kohës që ishim në Itali edhe 3 lojtarë afrikanë, dy sulmues dhe një mesfushor i djathtë, që luan edhe si mbrojtës i djathtë. Përveç afrimeve të mëparshme, është kthyer edhe Lena, një mesfushor me shumë përvojë. Mund të ketë edhe ndonjë lëvizje të fundit, por them se kjo do të jetë Teuta e sezonit të ri”.

OBJEKTIVAT – I pyetur se çfarë Teutë presim të shikojmë sezonin e ri, duke qenë se skuadra durrsake është transformuar gati krejtësisht, trajneri peqinas thekson me bindje: “Ju garantoj se do të shihni një Teutë shumë të fortë, që nuk do të ketë frikë asnjë kundërshtar dhe që do të luajë si e barabartë edhe me pretendentët për titullin kampion. Të kuptohemi, nuk them se do të dalim kampionë, por do të synojmë me forcë vendet e para të renditjes, për të qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës. Eshtë e vërtetë që skuadra ka ndryshuar shumë, por ne po punojmë të gjithë që të kemi një Teutë të denjë në fushë dhe me objektiva të qarta. Fusha do të tregojë gjithçka më mirë, ne kemi besim maksimal”.

OHËRI – Nesër “djemtë e detit” shkojnë në Ohër, ku do të qëndrojnë 10 ditë për fazën përmbyllëse të përgatitjeve verore. Trajneri Gugash Magani pohon se në tokën maqedonase Teuta do të luajë edhe dy miqësoret e fundit, njëra nga të cilat mendohet të jetë me Kukësin kampion. Ndoshta edhe testi tjetër mund të jetë me ndonjë ekip shqiptar, që në atë kohë do të stërvitet në Ohër. Në këtë 10-ditësh, durrsakët do të kenë marrë formën e plotë dhe ndoshta me skuadrën mund të jetë bashkuar edhe ndonjë blerje e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online