Juliano: Çani tërheq tre mbrojtës. Nuk firmos për asnjë rezultat në Korçë

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, në konferencën për shtyp para sfidës së nesërme në Korçë, është ndalur te përballja me Skënderbeun, por ka folur edhe për Çanin e Ekubanin.

Së pari, forma e Çanit: “Duhet marrë puna e bërë në tërësi, kur analizohet paraqitja e një lojtari. Them se Çani ka bërë një punë të mirë, duke ditur që nuk është ende në 100%. Po ta analizojmë me kujdes ndeshjen me Kukësin, shohim që ai tërhiqte pas vetes tre mbrojtës dhe i krijonte hapësira shokëve të skuadrës”.

Skënderbeu, një rival i vështirë, në një moment jo perfekt, por Juliano nuk firmos për barazim: “Nuk ndihem nervoz, presioni është normal. Partizani është i detyruar që t’i fitojë të gjitha ndeshjet. Nuk firmos për asnjë rezultat, dua ta shijoj ndeshjen. Dua të shoh skuadrën time. Do përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe dhe do isha i kënaqur nëse do fitonim”.

Këto vitet e fundit Partizani ka dominuar ndaj Skënderbeut në rezultate: “Çdo ndeshje është një histori më vete, edhe pse Partizani ka bërë mirë në të shkuarën ndaj Skënderbeut. Është një ekip që është në një moment të mirë, ka një sulmues si Soue dhe jemi të sigurt që do të bëjnë më të mirën ndaj nesh. Do bëjmë gjithçka për ta ndërprerë vazhdimësinë pozitive të Skënderbeu, ndërkohë që në krahun tjetër do bëjmë gjithçka për të ruajtur vazhdimësinë pozitive ndaj tyre. Soue ka thënë se është më i fortë se Ekuban? Ali Soue e njoh mirë pasi kam punuar atje me të. Edhe këtu ai po bën mirë. Jam i kënaqur që është në formë dhe është një lojtar i rëndësishëm për Skënderbeun. Nuk dua ta krahasoj me Ekuban, janë lojtarë të ndryshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *