Ali Soue: Me Partizanin e kemi detyrim fitoren

Sulmuesi e ka të qartë rëndësinë e ndeshjes me të kuqtë: Shpresoj të zhbllokohem, për këtë po punoj dhe kam shumë besim

Sulmuesi Ali Soue ka arritur të ingranohet shpejt me lojën e Skënderbeut dhe deri tani konsiderohet një titullar i rëndësishëm në formacionin e këtij ekipi. Ka bërë paraqitje shumë të mira në Europa League, por edhe me Flamurtarin javën e parë të kampionatit. Nuk ishte në një ditë të mirë me Kamzën dhe kërkon të korrigjohet shpejt, duke synuar të ndihmojë ekipin në sfidën me Partizanin, pse jo dhe të shënojë golin e parë me fanellën e ekipit korçar.

PARTIZANI – “Për Skënderbeun është detyrim ta fitojë ndeshjen ndaj Partizanit dhe ne duhet të japim maksimumin në fushë për ta arritur këtë qëllim”, – thekson Soue për “Supersport”.

GOLI – “Golat do të vijnë, po punoj shumë gjatë gjithë javës dhe kam besim se do të zhbllokohem. Për momentin kjo nuk përbën problem, sepse jam optimist. Çfarë duhet të bëj për të shënuar? Nuk mendoj se më mungon diçka. Besoj te puna dhe mendoj se duhet të punoj më tepër. Me shokët e skuadrës ndihem mirë, grupi ka shumë harmoni dhe gjithçka po shkon mirë. Ky është një ambient i shkëlqyer, qyteti është i bukur dhe i qetë, ashtu si edhe njerëzit, por edhe tifozët. Më pëlqen shumë si punon ekipi dhe shpresoj të zhbllokohem sa më shpejt. Klubi, stafi teknik dhe lojtarët u treguan të zotët, më ndihmuan të përshtatem sa më shpejt. Nevojitet pak kohë që të ambientohem maksimalisht, sepse ndryshimi i klimës më ka krijuar pak probleme”, – vazhdon më tej sulmuesi nga Gambia.

”BISHA” – Pas ndeshjes me Flamurtarin, Lilaj e pagëzoi sulmuesin me nofkën “bisha”. Për këtë vetë Soue thotë: “Jam një “bishë” në fushë? Natyrisht, kjo më motivon, sepse nëse shokët e ekipit besojnë tek unë, është një stimul që të jap edhe më tepër.”

EKUBAN – “E ka pasur te Kievo Ekubanin, lojtarin që la gjurmë te Partizani, duke shënuar dy gola në Korçë, por Soue nuk do të që të krahasohet me të: “Dëshiroj të ndjek rrugën time. Përpiqem gjithmonë të jap maksimumin. Do të mundohem të jap më të mirën në ndeshje. Jam i lumtur për Ekubanin, që bëri një sezon të bukur në Shqipëri. E njoh dhe e kam shok, i uroj gjithë të mirat. Tani Ekuban është larguar, ndërsa këtu jam unë, që duhet të ndjek rrugën time.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online