Duro: Nëse rrëzoheshim, turp për mua dhe Flamurtarin

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ia ka dalë mbanë dhe ka të drejtë të krenohet. E mori Flamurtarin në një moment shumë delikat, pas eliminimit të turpshëm nga kupa, me renditje shqetësuese dhe moral edhe më shqetësues. Pak nga pak loja u përmirësua, sidomos në aspektin mbrojtës, ndërsa në javët e fundit rezultatet kanë qenë shumë të mira, aq sa me pak fat mund të luftohej edhe për vendin e katërt, aq më shumë që dihet që vlonjatët kanë 6 pikë më pak në renditje. Pas ndeshjes së djeshme Duro, në mikrofonin e Supersportit, analizoi takimin dhe pranoi se ka hequr një barrë të madhe nga shpatullat: “Ishte një ndeshje me tension për ne, sepse vendoste sezonin, ndaj ngarkesa psikologjike ishte shumë e lartë, ndaj një kundërshtari që nuk kishte përgjegjësinë dhe motivimin e duhur. E rëndësishme është që ne dominuam, e kontrolluam takimin, nuk rrezikuam në mbrojtje dhe morëm rezultatin që dëshironim, çka ishte kryesorja. Kam shpëtuar një skuadër me emër në kampionatin shqiptar dhe rënia do të ishte një goditje e madhe edhe për mua personalisht, por natyrisht edhe për një skuadër si Flamurtari, skuadër me traditë. Ndaj edhe sot jam jashtëzakonisht i qetësuar, sepse lufta ka qenë shumë e egër”.

 

E ardhmja e Flamurtarit nis nga Duro

Shpëtim Duro tashmë duhet të mendojë për të ardhmen dhe për rindërtimin e Flamurtarit. Kontrata e tij nuk përfundoi dje, sepse trajneri kuqezi ka firmosur për një vit e gjysmë dhe do të ketë tashmë detyrën e re të ndërtimit të një skuadre cilësore dhe ambicioze për të luftuar për vendet e kreut. Natyrisht, nuk varet asgjë nga Duro, duke parë çmenduritë që ndodhin në Vlorë, por trajneri i njohur nuk ka frikë. “Unë kam nënshkruar me zotin Idrizi një kontratë për një vit e gjysmë, kështu që qëllimi kryesor ishte të shpëtoja skuadrën, para se të ndërtoj një skuadër të re për vitin e ardhshëm, ashtu si e mendoj unë”, deklaron Duro, i cili në konfidencë e pranon se nga skuadra aktuale pak lojtarë do të qëndrojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online