Jo vetëm rënia nga kategoria, klubi anglez e nis sezonin me -12 pikë!

Fitimet në futboll janë rritur, por nuk mungojnë problemet ekonomike për shumë klube të ndryshme. Bolton Uonderers kaloi një sezon të tmerrshëm në aspektin financiar në Championship dhe u rrëzua në League One (niveli i tretë i futbollit anglez).

Jo vetëm kaq, por Boltoni do e nisë kampionatin e ri me -12 pikë. Një dënim i rëndë, ndërsa klubi ka zgjedhur administratorët e rinj. Borxhi shkon në 1 milionë sterlina, ndërsa presidenti Anderson deklaroi javën e kaluar se kalimi i klubit në duart e administratorëve ishte zgjidhja e fundit që i kishte mbetur.

Pol Appleton, Asher Miler dhe Dejvid Rubin janë tre zyrtarët e zgjedhur dhe qëllimi është që klubi i njohur të vazhdojë ekzistencën. Ekipi nuk zbriti në fushë në ndeshjen kundër Bretfordit, pasi lojtarët bojkotuan për mungesën e rrogave.

Tifozët shpresojnë që kjo lëvizje në drejtimin e klubit të jetë pozitive dhe Boltoni i tyre i dashur t’i kalojë vështirësitë dhe ditët e errëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online