Jo vetëm futbollistët dhe trajnerët, dënohet edhe agjenti i “urryer”

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të pezullojë për 3 muaj Mino Rajolën. Agjenti i famshëm nuk do të ketë mundësi për të kryer veprime në futbollin italian gjatë kësaj periudhe, ndërsa mund të ushtrojë pa problem profesionin e tij në Angli dhe vendet e tjera.

Shkaku i këtij skualifikimi nuk bëhet i ditur, por mediat e vendit fqinj aludojnë se ka lidhje me një transferim të para 4 viteve. Rajola, një nga agjentët më të fuqishëm në botën e futbollit, i cili zotëron të drejtën e emrave si Ibrahimoviç, Pogba, De Ligt dhe Baloteli, transferoi sulmuesin Xhanluka Skamaka nga Roma te PSV.

Ishte viti 2015 dhe sulmuesi, i cili ishte atëherë 16 vjeç u transferua në ekipin e njohur holandez. Me dy muaj pezullim është dënuar edhe Vinçenco Rajola, kushëri i Minos së njohur. Avokati i tyre ka nisur punën dhe kërkon në mënyrë të menjëhershme pezullimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online