Ivan Perisiç nuk dëshiron të qëndrojë në Milano. Sulmuesi i krahut ka shfaqur interes për të luajtur në Premier Ligë. Mançester Junajtid dhe Arsenal patën shfaqur interes vitin e kaluar, por asnjë konkretizim. Mosha 30-vjeçare e nënkampionit të Botës ka bërë që “djajtë e kuq” të tërhiqen në garën për të.
Gjithsesi, aktorë të tjerë kanë hyrë në skenë. Arsenali, Totenhemi dhe së fundmi Uest Hemi janë në garë për të siguruar shërbimet e kroatit. Dëshira e tij është të luajë në Premier Ligë dhe Champions. Kushte këto që mund t’ja plotësojë Totenhemi dhe Arsenali.
Nga ana tjetër, Inter dëshiron që Perisiç të përqëndrohet për të ndihmuar në objektivin Champions dhe në fund të sezonit janë gati të presin oferta për të. Kroati ka që nga viti 2015 që është veshur zikaltër, duke qenë një nga pikat e referimit për ekipin. E paharrueshme është edhe ndihma e tij për kombëtaren në rrugëtimin e mrekullueshëm në Botërorin rus të vitit 2018.