Jo çdo gjë shkon vaj, Runi: Çfarë sikleti ditët e fundit me Junajtid!

Uejn Runi zhvilloi mbrëmë ndeshjen e 120 me kombëtaren e Anglisë dhe të fundit. Sulmuesi i famshëm u fut në fushë në minutën e 58, duke zëvendësuar Lingard në fitoren 3-0 përballë SHBA.

33-vjeçari i ekipit amerikan të “D.C United” ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ndalet te periudha e fundit me Mançester Junajtid. Në stol ishte Zhoze Murinjo, por sulmuesi po e shihte fushën gjithnjë e më pak.

Ish-sulmuesi potent i Evertonit zbulon faktin që ndihej keq dhe në vështirësi, çka e detyroi të braktiste “Djajtë e Kuq” për t’u rikthyer në shtëpi. Tek Evertoni, klubi i tij i zemrës.

Në finalen e Europa League hyra në fushë në minutën e fundit dhe isha gati për të hyrë në të njëjtën mënyrë kundër Southemptonit. Në ato momente ndihesha shumë në siklet. Kisha arritur në një pikë të karrierës ku vazhdoja të ndjeja siklet. Nuk mund të vazhdoja në atë mënyrë. Ishte e vështirë, por më duhej të largohesha nga Mançester Junajtid”, zbulon Runi, i cili vazhdon duke treguar një detaj të veçantë të ndodhur me Zhoze Murinjon.

Po bëhesha gati të hyja në fushë kundër Southemptonit për finalen e EFL Cup dhe Murinjo më tha: ‘Dua të ngresh trofeun’. Ndërsa unë mendoja: ‘Beh, por unë nuk kam luajtur’. Kur e ngrita kupën, e spostova dhe pyesja veten se çfarë po bëja. I kalova kupën një shoku të skuadrës”, përfundon Uejn Runi, i cili shënoi 53 gola me kombëtaren e Anglisë dhe golashënuesi më i mirë i historisë së Mançester Junajtid me 253 gola të shënuar në 559 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online