Arbitrat anglez solidarizohen me kolegun, loja do të nisë me “guri, letra dhe gërshëra”

Qindra arbitra në të gjithë Anglinë po përgatiten të mos lënë në xhep monedhat e shortit të fillim-ndeshjes dhe në vend të tyre për të përcaktuar se cila skuadër do të nisë topin e parë do të përdoret loja me fame botërore “guri, letra dhe gërshëra”.

Nuk bëhet fjalë për një shaka, ose aq më pak një urdhër nga eprorët, por një shenjë solidariteti ndaj kolegut të tyre Dejvid Meknamara, i cili përdori këtë lojën e famshme për të filluar takimin e një ndeshjeve të Premier Ligës së femrave midis Mançester Sitit dhe Riding, një veprim për të cilin është dënuar me 20 ditë pezullim nga aktiviteti.

Gjyqtari i dënuar Dejvid Meknamara

Meknamara kishte harruar monedhën në dhomat e zhveshjes, por fakti që ndeshja po transmetohej direkt në televizion e shtyu atë ta përcaktonte shortin me anë të lojës “guri, letra dhe gërshëra”. Arbitra të shumtë kanë dalë në mbështetje të kolegut të tyre, duke ngritur zërin edhe për çështje të tjera, si abuzimet e shumta nga tifozët dhe pagesat qesharake (20 deri 40 paundë) që marrin 99% e gjyqtarëve në divizionet e ndryshme të futbollit anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online