Barcelona e përdor shpesh klauzolën për riblerjen e lojtarëve që transferon në klube të tjera. Ka ndodhur me Deulofeun, i cili u shit po te Evertoni, klub që e pat huazuar sulmuesin anësor te Milani. Me kuqezinjtë shkëlqeu dhe katalanasit menjëherë aktivizuan klauzolën dhe e rikthyen në Spanjë ish-lojtarin e tyre. Pjesa tjetër e historisë, që te Barça nuk pati sërish hapësira dhe u shit në Angli tek Uatfordi, nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe.
Së fundmi te klubi anglez Barcelona ka shitur edhe qendërmbrojtësin Jerri Mina. Kolumbiani iu bashkëngjit Evertonit për 30.5 milionë, ndërkohë që me bonuse shifra e arkëtuar mund të shkojë në 32 milionë.
Për 23-vjeçarin ka një klauzolë për riblerjen e tij. Barcelona, nëse e sheh të arsyeshme në një moment tjetër, mund të paguajë shifrën e 60 milionë eurove dhe ta rikthejë qendërmbrojtësin në Katalonjë.