Trofeu i parë si trajner, Mërgjyshi kërkon Superkupën me Laçin

Vetëm pak ditë në krye të skuadrës dhe menjëherë një finale për të luajtur. Artan Mërgjyshi do të debutojë te kurbinasit në finalen e Superkupës së Shqipërisë, të dielën më 12 gusht përballë Skënderbeut. Një trofe, të cilin trajneri kërkon ta fitojë, edhe sepse do të ishte kupa e tij e parë si trajner. Në intervistën dhënë për “Super Sport”, Mërgjyshi foli edhe për merkaton dhe objektivat e bardhezinjve në kampionatin e ri.

EMËRIMI – “Laçi ka vite që është një skuadër aktore dhe faktore në Superligë. Për kushtet, në të cilat do të punoj, jam shumë i nderuar që e pata kërtë ofertë. Për më tepër një pjesë të madhe të lojtarëve i njoh më përpara dhe e kam të qartë filozofinë e klubit, që bazohet te djemtë e rinj, të cilët duan të promovohen dhe afirmohen”.

SUPERKUPA – “Trofeu është në derë, duhet ta luajmë një 90 minutësh. Skuadra ka shumë ndryshime nga sezoni i kaluar, ashtu si edhe kundërshtari. Do të provojmë të marrim maksimumin nga kjo ndeshje. Si çdo gjë duhet të kesh besim. Nuk mund të futesh në një garë apo në një ndeshje për trofe nëse nuk beson. Vetë grupi e ka këtë frymë të mbartur edhe nga më përpara. Është një ekip, që lufton përpara çdo kundërshtari. Fakt për këtë është kalimi i një turi në Europë, ku kaluan një skuadër favorite si Anorthosis. Këta djem e bën mrekullinë dhe përse të mos e bëjnë edhe këtë radhë ta nisin mbarë sezonin”.

TROFEU – “Është shansi për të fituar një trofe: të gjithë e dëshirojnë dhe mua më mungon një kupë e rëndësishme si trajner. Kam humbur një finale Kupe me Dinamon, me 11-metërsha përballë Tiranës. Shpresojmë ta nisim mbarë dhe të jetë një ogur i mirë jo vetë për mua, por edhe për skuadrën dhe dashamirësit e Laçit”.

OBJEKTIVAT – “Është për ta falenderuar presidentin, sepse nuk është nga ata persona që të vendosin në trysni pa rregulluar ekipin. Ne duhet ta konsolidojmë grupin, sepse ka patur disa lëvizje. Po punojmë në këto ditë të merkatos dhe pa e sistemuar ekipin, nuk mund të flasim qartë për objektivat e kampionatit. Gjithsesi, të gjithë tashmë janë mësuar me një Laç, që duan ta shohin sa më lart. Ne do të nisemi me këtë frymë, pastaj deri ku do të shkojmë, do ta shohim rrugës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online