“Jepte faull sa prekeshin lojtarët e Valmierës”, Pregja kritkon arbitrin: Ishte penallti për Partizanin, kishte dashamirësi për letonezët

Bujar Pregja ka komentuar arbitrimin e ndeshjes mes Valmierës dhe Partizanit, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ish-gjyqtari shqiptar ka thënë në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se drejtësia në këtë përballje anoi nga letonezët. Gjithashtu Pregja shprehet se rasti i Mbasë në zonë duhet të akordohej penallti në favor të Partizanit.

“U vërtetua ajo që thashë që në fillim. Sapo prekeshin lojtarët e Valmierës, jepej direkt faull. Ndërkohë u dhanë 5 kartonë të verdhë për lojtarët e Partizanit, të cilat nuk ishin aq evidente për t’u ndëshkuar. Sidomos Sota, për një lëvizje të topit, vetëm sa e largoi, mori një karton të verdhë. Kjo tregon dashamirësinë që kishte ai për ekipin tjetër dhe kundërshtinë për ne. Shikojmë që ka gjatë gjithë kohës tërheqje nga mbrapa. Arbitri këtë punë ka, të shikojë. Këto faulla në zona të tjera të fushës do të jepeshin faull. Edhe në këtë rast duhet të jepej“, ka thënë Bujar Pregja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online