“I ka shkuar fanella në mes të kurrizit”! Rasti i Mbasë hap debat mes Dedes dhe Starovës: Arbitri i kishte buzët me qumësht, ne kemi grisur fanellat në kohën tonë

Në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV“ është analizuar ndeshja e sotme mes Partizanit dhe Valmierën, e cila përfundoi me shifrat 1-2 për të kuqtë. Rasti i dyshimtë për 11 metërsh i Mbasë ka hapur debate në panelin e emisionit, teksa Starova dhe Dede kanë pasur mendime të kundërta mbi këtë 11 metërsh të pretenduar. Nevil Dede ishte i mendimit se mbrojtësi kundërshtar ka tërhequr nga fanella sulmuesin e Partianit, ndërsa Sulejman Starova nuk bindet nga një ndërhyrje e tillë.

Starova: “Mua më duket sikur ka rrëshkitur aty”.

Dede: “I ka shkuar fanella në gjysmë të kurrizit”.

Starova: “Po lëre fanellën, ne i kemi grisur fanellat edhe nuk është dhënë gjë”.

Dede: “Mos krahaso kohën tonë tani. Po them çfarë duhet dhënë”.

Starova: “Po lërini këto budallallëqe të fanellës. Thjesht e ka prekur, për ta ndjerë. Mos më tregoni mua rregulloren. Ky është thjesht një arbitër për turet e para kualifikuese. Ky i ka buzët me qumësht akoma”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online