“Jenkins ishte një boksier i zakontë, jo i nivelit të mirë”! Mërtiri tregon kundërshtarin që Florian Marku e hodhi me “KNOCK OUT”: Ka bërë mediat për vete

Florian Marku arriti që të fitonte edhe ndaj Jenkins. Në duelin e parë të vitit 2022 do të vinte edhe fitorja e parë. Këtë herë me “KNOCK-OUT”, teksa në ndeshjet e fundit ishim mësuar që Florian Marku t’ia dilte me pikë. Por në një lidhje live me emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”, Bashkim Mërtiri është shprehur se rivali i Florian Marku ishte i zakontë.

“Florian Marku tregoi se është talenti i Shqipërisë. Të shpresojmë se do të bëjë më të mirën gjatë këtij viti. Ishte një ndeshje jo shumë e vështirë për të ndaj Jenkins. Kundërshtari ishte i nivelit të zakonshëm, nuk ishte i nivelit të mirë sipas meje.

Në fund tha se do të ndeshet ndaj Amir Khan dhe le të shohim. Ka bërë mediat për vete, ka bërë publikun. Ka vështirësi për të shkuar deri në majat më të larta, ka shumë punë përpara. Është boksier impulsiv, teknik, ka të majtë të fuqishme që kërkon gjithnjë fitoren”, tha Mërtiri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online