Debati/ “Kush janë këta ekspertë që nuk i kemi marrë te Dinamo?”! Barushi i drejtohet, Zhupa: Do fitonit titull kampion dhe tani po bini nga Superiorja

Në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” ka pasur një temë diskutimi edhe për Dinamon. Ekipi kryeqytetas ka marrë sërish humbje në sfidën e fundit kundër Egnatias, duke iu afruar më tepër Kategorisë së Parë. I ftuar në një lidhje live ishte drejtori i përgjitshëm i Dinamos, Ermal Barushi, që kishte debat me një njohje të vjetër të Dinamos, Eduard Zhupën.

Ermal Barushi: “Dëgjova që nuk po i japim rëndësi figurave të vjetëra të Dinamos. Kjo është pa sens”

Eduard Zhupa: “Jo, nuk e thashë në atë mënyrë. Unë thashë se duhej të merrni eksperiencë”.

Ermal Barushi: “Cilët janë këta ekspertët që nuk i kemi afruar në klub?”

Eduard Zhupa: “Ti thua që Dinamo ishte projektuar për të fituar titullin kampion dhe tani po bie nga Kategoria”.

Ermal Barushi: “Ku e dëgjove këtë nga mua”?

Eduard Zhupa: “Tani po del nga Superiorja. Ju duhet ti pranoni gabimet që keni bërë pasi rezultatet e Dinamos janë shumë të dobëta dhe mbarëvajtja e klubit nuk ka qenë e mirë”.

Ermal Barushi: “Ka 10 vite që nuk ishte në Superiore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online