Qesharake/ Arbitri në Turqi shpik një rregull të ri që të mos rrezikohet porta e Trabzonsporit, Besiktas kërkon të përsëritet ndeshja prapë nga e para

Një ngjarje që ka sjellë shumë polemika ishte ajo që ka ndodhur mes Trabzonsporit dhe Beshiktashit, e mbyllur në shifrat 1-1. Vendime të dyshimta ishin ato të arbitrit Zorbay Kucuk, për penallti dhe kartonë të padhënë, por kulmi mbërriti në minutën e 47. Huseyin Turkmen e pasoi topin te portieri Urgucan Cakir, me këtë të fundit që e kapi topin me dorë. Menjëherë do të ndërhynte arbitri për të dhënë një goditje dënimi në favor të Beshiktashit, por këtu nis historia. Gjyqtari bëri një shpikje të re duke mos e lënë topin në vijën pranë portës dhe në pozicion ballor, siç duhet të jetë, por duke e dërguar sferën në cepin e portës për ta bërë sa më të pamundur kër.cënimin e Trabzonsporit.

Gjithashtu në një goditje të tillë dënimi në brendësi të zonës, duhet që lojtarët të vendosen në të njëjtën vijë me portierin. Ky rregull sërish nuk është respektuar pasi futbollistët e Trabzonsporit ishin duke markuar kundërshtarët që të mos godisnin portën. Në këtë mënyrë, Beshiktash e kishte të pamundur që të realizonte. Për këtë arsye Beshiktashi ka apeluar në Federatën Turke të Futbollit duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes nga e para ndaj Trabzonsporit pasi janë shkelur rregullat. Megjithatë specialistët në Turqi shprehen se një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodh pasi gabimi i përket arbitrit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online