Kristiano Ronaldo është një personazh i kompletuar, i cili kërkon perfeksionin në çdo aspekt. Portugezi shkëlqen prej vitesh në fushën e blertë, por po aq i suksesshëm është dhe jashtë saj. Nisma e fundit e lojtarit të Juventusit ka të bëjë me hapjen e një qendre që do të merret me transplantin e flokëve. Ky lloj biznesi po përhapet çdo ditë e më shumë.
Qendra e madhe do të përurohet me datë 18 mars në Madrid, një qytet shumë i rëndësishmë për Kristianon. Ai do ta krijojë atë bashkë me Paulo Ramos, ndërsa Xhorxhina, gruaja e tij, do të jetë menaxhere.
Rreth 150 profesionistë do të punësohen në këtë qendër, të cilët do të punojnë në 18 dhoma me qëllimin dhe kapacitetin për të kryer 18 transplante në ditë. Ronaldo ka shpjeguar këtë nismë për “ABC”, ndërsa nuk e mohon faktin që edhe ai do të bëjë një transplant flokësh në të ardhmen.
“Madridi është qyteti që la gjurmë të madhe tek unë, si në aspektin profesional dhe atë emocional. Kam zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës atje dhe është vendi ku krijova familjen time. Më pëlqen të mbështes projekte sipërmarrëse për të përhapur nepër botën më të mirat që kemi në Portugali. Unë transplant? Kur të jetë e nevojshme, e sigurt që do e bëj. Imazhi është një mjet thelbësor për t’u bërë i suksesshëm. Xhorxhina? Ka shumë gra që kanë komplikime serioze të flokëve dhe Xhorxhina donte të përfshihej në këtë projekt. Ajo është shumë aktive dhe ka iniciativë. Ajo dëshiron të punojë. Kjo tematikë e motivon dhe ky është shkaku se pse do që të përfshihet”, përfundon Kristiano Ronaldo.