Jareci: As në vitin 1997 nuk ndodhte diçka e tillë!

Sokol Jareci, dizenjatori i arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH , ka komentuar ngjarjen e ndodhur pas ndeshjes Kamza-Laçi, ku u godit gjyqtari Eldorian Hamiti.

“Deri pak para isha në spital. Pati një frikë, por është mirë. Ka ikur në shtëpi dhe do jetë në vëzhgimin e mjekëve”, tha Jareci fillimisht. “Nuk kemi parë as në vitin 1997 situata të tilla”, shton ai.  “Policia duhet të jetë garant për jetën e arbitrave, jo stjuartët”. 

“Kukësi-Laçi? Nuk është kamufluar goditja e Rexhës. Nuk është gjë normale. Nuk është rast sporadik, ndodhi gjatë ndeshjes. U mjekua dhe nisi loja. Ka ndodhur edhe në Vjenë, nuk futem te Komisioni i Disiplinës. As atyre nuk ju dënua fusha”, tha Jareci.

“Ka gabime të arbitrave, është pjesë e punës. Nuk i mbroj. Nuk luhet futboll vetëm në Superiore, por edhe në Kategoritë e tjera. Delegati duhet të flasë me 112, pastaj ata të njoftojnë Policinë e qytetit ku luhet ndeshja”.

“Kur ishte policia nuk kishte persona të huaj në stadium. Rastet kanë qenë më të pakta. Arbitrat janë në tension të madh”, theksoi Jareci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *