Janari i trazuar, Rexhinaldo “rrëfen” prapaskenat

Rexhinaldo ka qenë në qendër të vëmendjes te Kukësi. Verilindorët donin ta shisnin, por në zyrat e klubit të tyre nuk ka mbërritur oferta e duhur. Gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe pakënaqësi nga të dyja krahët, madje presidenti Safet Gjici një moment dha urdhër që sulmuesi të stërvitej me ekipin e dytë.

Gjithsesi ishte një vendim që u tërhoq dhe kjo shumë shpejt. Tanimë Rexhinaldo ka vendosur të flasë dhe tregon atë që ka përjetuar gjatë muajit janar, madje thekson se ka qenë shumë i vështirë për të.

“Janari ishte një muaj shumë i vështirë për mua. Ishte një muaj me shumë pasiguri në lidhje me të ardhmen time futbollistike. Kam pasur disa propozime për t’u transferuar në një klub tjetër. Në fakt, propozimet e bëra me kanë pëlqyer në të gjitha aspektet.

Gjithmonë ia kam komunikuar klubit dhe herë të tjera e kam ditur që ata kanë marrë propozime për mua nga menaxherë të ndryshëm. Propozime të tillë ndoshta nuk i kanë pëlqyer klubit. Kam folur me njerëzit në klub rreth tyre, pasi ishte një mundësi e mirë mua.

Gjithsesi pa sukses, pasi klubi nuk më ka lejuar të iki për shkak të vlerës që ata donin për transferimin, që nuk i ka kënaqur, por edhe për arsyen se ne po luftojmë për titullin kampion. Duhej të respektoja dhe të pranoja vendimin e presidentit, por e pranoj se kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë dhe kjo situatë më ka turbulluar pak.

Gjithsesi unë jam profesionist, që respektoj dhe jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë të përfaqësoj Kukësin. Ajo çka lamë pas është e shkuara, tani vazhdoj të punoj siç kamë bërë gjithmonë. Jam i fokusuar të ndihmoj klubin që të arrijë objektivat . E ardhmja i takon Zotit. Forca Kukësi”, shkruan Rexhinaldo në profilin e tij në “Instagram”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *