“Jam shumë i gëzuar, falë Milanit jam burrë”

Xhanluixhi Donaruma është një prej lojtarëve më të përfolur në merkato te skuadra e Milanit. Gardiani kërkohët me ngulm nga PSG, që janë të gatshëm të hapin “thesin” për djaloshin. Gjithsesi, drejtuesit e Milanit ndryshe nga më parë nuk kanë në plan ta shesin.

Donaruma (Portier)

Maldini e bëri të qartë se talenti nuk do të shitet dhe dëshiroi ta konfirmojë këtë, duke vënë portierin të prononcohet në seancën e parë stërvitore pas pushimeve. Ai shprehet se ndihet i emocionuar çdo fillim sezoni.

Thotë se po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Falenderon Milanin që edhe pse i ri, e bën të ndihet burrë. Është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në fund të sezonit dhe pret të stërvitet me grupin.

“Kam ardhur pak më herët për të qenë gati të nis stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit. Më erdhi shumë keq që e lashë ndeshjen e fundit ndaj SPAL aq shpejt. Gjithsesi, jam gati për sezonin e ri. Takimi i parë me skuadrën gjithmonë më ka emocionuar.”

”Më duket gjithmonë si hera e parë. Do bëjmë maksimumin të kthehemi në Evropë. Dështimi i vitit të kaluar në 10 minutat e fundit shpresoj të na shërbejë për mirë. Jam rritur dhe kam mësuar shumë gjëra. Falë Milanit e ndiej veten më burrë. Dua të vazhdoj të piqem si në fushë dhe jashtë saj”, përfundoi Donaruma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *