Nëse nuk ka firmë, nuk quhet e përfunduar: ky është rregulli i pashkruar i merkatos së futbollit.
Kukësi kishte gjetur marrëveshjen me mesfushorin izraelit Siraj Nasar dhe mungonin vetëm firmat, pasi ishte gjetur marrëveshja në parim.
Megjithatë, duket se do të jetë shumë më e ndërlikuar nga sa mendohej, sepse agjenti i futbollistit ka ditë që diskuton me drejtuesit e Kukësit dhe ende nuk ka marrëveshje finale.
Nasar dhe agjenti i tij kanë ndryshuar pretendimet dhe tashmë Kukësi është në dilemë, sepse nuk dëshiron të pranojë gjithë luhatjet e humorit të mesfushorit, që ndoshta pret oferta më joshëse.
Nëse prishet marrëveshja, Kukësi do të kërkojë një anësor tjetër ofensiv, ndërsa pret ende të mbyllë bisedimet me egjiptianin Ibrahim, një fantazist i nivelit të lartë.