Mesi mbush 30 vjeç, ja karriera e tij në 30 fakte

Leo Mesi mbush sot 30 vjeç dhe Uefa.com i ka përpiluar një listë me 30 statistika ose rekorde nga karriera e tij legjendare.

1: Goli i parë mes profesionistëve – në 1 maj 2005 – erdhi për Barcelonën si zëvendësues në fundin e një takimi kundër Albacetes.

2: Shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Champions League – me 94 gola.

3: Mesi ka shënuar 37 trigolësha për Barcelonën.

4: Numri i trofeve UEFA Champions League që ka fituar Mesi, së bashku me 8 kampionate.

5: gola shënoi Mesi kundër Bajer Leverkuzenit në një ndeshje në Champions League në 1/8-at e finaleve në 2012 (rekord i ndarë me Luiz Adrianon).

6: Mesi shënoi në 6 kompeticione të ndryshëm për klube në vitin 2011, por edhe 2015.

7: Më shumë tregolësha në UEFA Champions League (rekord i ndarë me Kristiano Ronaldon).

8: Sezone rresht ku Mesi ka shënuar të paktën 40 gola sezonalë për Barcelonën

9: gola i duheshin Mesit në vitin 2012, për të kapur kuotën 100 gola në vitin kalendarik.

10: Mesi e nisi me numrin 19 te Barça, para se të merrte numrin 10 në vitin 2008, kur iku Ronaldinjo.

11: Mesi ishte thuajse 11 vjeç kur i vdiq gjyshja. Ajo është arsyeja pse Mesi sheh nga qielli kur feston golat.

12: gola në një vit kalendarik për Argjentinën, rekord si Gabriel Batistuta.

13: vjeç, mosha kur Mesi iku nga Argjentina për në Spanjë.

14: numri i golave që Mesi ka shënuar né Santiago Bernabéu.

15: ndeshje jashtë fushe në kampionat ku ka shënuar në një sezon.

16: Mesi ishte 16 vjeç, 4 muaj e 23 ditë kur debutoi për Barcelonën, në një miqësore kundër Portos së Zhoze Murinjos.

17: gola në Superkupën e Spanjës, rekord.

18: vjeç, mosha kur Mesi shënoi golin e parë në UEFA Champions League, kundër Panathinaikosit.

19: Mesi është i vetmi futbollist që u ka shënuar rresht 19 rivalëve në La Liga.

20: Messi u ka shënuar mbi 20 gola 6 kundërshtarëve në Spanjë.2

21: ndeshje rresht ku Mesi shënoi, në sezonin 2012/13, me 33 gola në total

22: Mosha kur Leo fitoi Ballon d’Or dhe FIFA World Player of the Year.

23: golat e shënuar në El Clásico, 5 më shumë se  Alfredo di Stéfano dhe 7 më shumë se Ronaldo.

24: mosha kur u bë shënuesi më i mirë në historinë e Barcelonés.

25: finale të luajtura në karrierë.

26: Numri i golave shënuar në 25 finalet e tij.

27: gola me goditje dënimi.

28: 4 ditë para se të mbushte 28 vjeç, Mesi luajti ndeshjen 100 me Argjentinën, rekord në Amerikën e Jugut.

29: gola i ka shënuar Mesi Seviljes, gjahu i preferuar. 9 gola ia ka shënuar Arsenalit në Champions.

30: Vitet e tij sot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online