“Islanda të kërkojë falje për trajtimin primitiv”, shpërthen Turqia!

Në Turqi janë ndjerë keq nga tallja që slandezët i kanë bërë mesfushorit Emre Belozoglu. Një nga gazetarët e pranishëm në aeroport i nxori një furçë në vend të mikrofonit 38-vjeçarit.

Jo vetëm kaq. Kombëtarja turke është vonuar rreth tre orë në aeroportin e Keflavikut nga kontrollet e rrepta të vendasve, duke sjellë acarim dhe mërzitje të stafit teknik dhe lojtarëve.

Shteti turk lëshoi një notë diplomatike kundrejt vendit skandinav, ndërsa ambasadori turk në Norvegji, Fazli Korman, u nis menjëherë drejt Islandës pas ngjarjeve të fundit.

Turqia kërkon që Islanda të kërkojë falje për episodet, të cilët i cilëson si primitive. “Ajo çfarë u ndodhi lojtarëve tanë ishte një akt dhune. Autoritetet islandeze duhet të kërkojnë falje për këtë trajtim primitiv”, shkroi në Twitter zëdhënësi i partisë së qeverisë, Omer Çelik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *