Florent Shehu është lojtari më i ri i Lacios. Për 17-vjeçarin kishin treguar interes një sërë klubesh evropiane, por lëvizja e Igli Tares ka qenë vendimtare në këtë lëvizje. Shehu ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe do të jetë pjesë e ekipit të dytë të klubit kryeqytetas.
Talenti ka lindur në Francë dhe aktualisht familja e tij jeton në Zvicër. Aktivizohej me të rinjtë e Levantes dhe më parë ka kaluar kohë në “La Masia” dhe në akademinë e Valencias. Pozicioni natyral i tij është sulmues i majtë, por nuk e ka aspak problem të spostohet në mesfushë, prapa sulmuesve.
Fier et heureux de vous annoncer la signature d’un contrat professionnel de 3ans avec @OfficialSSLazio ???, merci au club et au directeur Igli Tare pour la confiance#forzalazio???? pic.twitter.com/ocPLCTneLZ
— florent shehu (@ShehuFlorent) July 20, 2019